image Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Drejtësi

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

news image

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Ky vendim është marrë gjatë ditës së sotme nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou.

Në vendimin e tij, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, kishte dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezentuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

Hashim Thaçi akuzohet nga Gjykata Speciale për krime lufte. Ai u arrestua nëntorin e vitit të kaluar. 

/Gazeta Sinjali/