image Hashim Thaçi arrin në zyrat e EULEX-it pas konfirmimit të aktakuzës

Kosovë

Hashim Thaçi arrin në zyrat e EULEX-it pas konfirmimit të aktakuzës

news image

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, tashmë ka arritur në objektin e EULEX-it, në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, para pak minutash, Hashim Thaçi përmes një konference për media, ka njoftuar konfirmimin e aktakuzës së tij nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjen nga posti i presidentit.

Ai gjatë kësaj konference tha se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit.

Gjithashtu, në Hagë do të shkojë edhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, që gjithashtu iu është konfirmuar aktakuza e ngritur nga Prokurori i Specializuar. /Gazeta Sinjali/

Vetura e Hashim Thaçit duke dalë nga objekti i EULEX-it