image Haradinaj reagon pas heqjes së taksës për bllokat nga Serbia, e quan Kurtin mashtrues

Politikë

Haradinaj reagon pas heqjes së taksës për bllokat nga Serbia, e quan Kurtin mashtrues

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas heqjes së taksës nga Ministrja e Ndërrmarrësisë, Rozeta Hajdari, të bllokave të ndërtimit që importohen nga Serbia, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij Kurti po shet leksione patriotizmi në dialog, ndërkaq po heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe.

Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Mashtrimi vazhdon!

Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe.

Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës.

Mjaft mashtrimit!

RH

/Gazeta Sinjali/