image Haradinaj tregon çka u diskutua në takimin mes Escobarit dhe liderëve opozitarë

Politikë

Haradinaj tregon çka u diskutua në takimin mes Escobarit dhe liderëve opozitarë

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Haradinaj ka thënë se bashkë me liderët tjerë të opozitës, me Escobar kanë biseduar për gjetjen e një zgjidhje rreth shtrirjes së sundimit të ligjit në Veriun e Kosovës.

 “Gjatë darkës në rezidencën e  Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë.”, shkroi Haradinaj.

Në atë takim, kanë qenë edhe dy liderët e tjerë opozitarë, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.

/GazetaSinjali/