image Haradinaj thotë se ka dhënë tri paga për Fondin e Sigurisë: Kam informata se janë mbledhur mbi 10 milionë euro

Financa

Haradinaj thotë se ka dhënë tri paga për Fondin e Sigurisë: Kam informata se janë mbledhur mbi 10 milionë euro

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se deri më tash ka dhuruar tri paga për Fondin e Sigurisë. Sipas tij, deri më tani në këtë Fond janë grumbulluar mbi 10 milionë euro.

Haradinaj ka thënë se Ushtria është e Kosovës, teksa shprehet se nuk i kupton disa opozitarë që nuk e përkrahin Fondin.

 “I kam dhënë tri paga për Fondin e Sigurisë. Ndoshta i blejnë tri pushkë të reja për ushtarë. Të bukura. Të blejmë Javelina. I pamë në Ukrainë. Do të bëjë pyetje. A do të ketë rishikim. Ndihmat janë të mirëseardhura. Gabim po bëjnë opozitarët tjerë. Nëse nuk duan mos të qesin. Nuk mund të ketë parregullsi. Ushtria është e jona dhe ju bëjë apel të gjithë shqiptarëve, kush sa ka që të dhurojë fonde”, shtoi ai.

Tutje ai tha se do të ketë transparencë për këto fonde, edhe pse qeveria nuk ka dhënë asnjë shumë se sa para janë mbledhur.

“Aleatët e dijnë. Besom. Partnerët tanë e dinë. Edhe publiku do e marrë vesh me kohë. Këshilli i Sigurisë e zbulon këtë të dhënë. Kontratat e ushtrisë nuk bëhen publike. Edhe për polici ka raste. Kam informacion rrethanor se janë mbledhur mbi 10 milionë euro në Fondin e Sigurisë. Nuk janë të sigurt. Kam informata nga ata që kanë kontribuar. Por po ju them. Edhe po t’i kishim 1 miliard, nuk është kryer puna. Duhen investim të qëndrueshme”, përfundoi ai në emisionin Pressing në T7. 

/GazetaSinjali/