image Haradinaj-Stublla thotë se ata që plasuan ‘tituj shpifës’ për të kanë lidhje familjare me ‘sponsorizuesit’

Haradinaj-Stublla thotë se ata që plasuan ‘tituj shpifës’ për të kanë lidhje familjare me ‘sponsorizuesit’

news image

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe kandidatja për deputete nga AAK, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar edhe njëherë për videot që shfaqnin dyshime për manipulime me vota ne emër të saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj-Stublla pas rinumërimit të votave mbeti jashtë listës për deputete.

Ajo tash po thotë se është në pritje të Prokurorisë për rezultatet e hetimit për videot e publikuara në media, hetim që ka nisur para disa ditësh.

Haradinaj-Stublla ka pyetur se pse është ndaluar raportimi për atë çështje.

“Ndoshta se nuk i morrën ‘Monedhat e këmbimit’ të premtuara nga skema e porositësve?!”, ka shkruar ajo.

“- Ndoshta nga frika se po zbulohen se një prej tyre që plasoi tituj konstatues (shpifës) sipas porosive sponzorizuese, ka lidhje familjare me inskenuesit?!”.

“Apo ndoshta u zbrapsën nga paditë tona për shpifje e fyerje?!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

NË PRITJE TË PROKURORISË…

Hamendje portaleske: Pseudo-portalet që luajnë rolin e ‘zëdhënësit të hetuesisë’ me tituj shpifës e konstatues, tani e ndaluan raportimin ‘ekskluziv’ për ‘skandalin vota.’ A thua pse?

– Ndoshta se kryeprotagonisti i video inskenimit u zbulua se është ‘shoku’ i tyre inskenues për këtë gjueti shtrigash kundër meje dhe familjes sime?!

– Ndoshta se u dështoi plani për inkriminim të bashkëshortit tim si ‘ryshfet-dhënës’ në video inskenim?!

– Ndoshta se nuk i morrën ‘Monedhat e këmbimit’ të premtuara nga skema e porositësve?!

– Ndoshta se po u ’zbulohet’ akoma më thellë lidhja zinxhirore që po ua prishë planin shantazhues në ‘skandalin vota’ dhe në planet e tyre të shantazhit për mbijetesë në të ardhmen?!

– Ndoshta se nuk duan t’a riaktualizojnë çështjen tani që deputetët kanë filluar regjistrimin (përfshirë atë që e vjedhi mandatin me inskenime, shantazh e shpifje)?!

– Ndoshta nga frika se po zbulohen se një prej tyre që plasoi tituj konstatues (shpifës) sipas porosive sponzorizuese, ka lidhje familjare me inskenuesit?!

– Apo ndoshta u zbrapsën nga paditë tona për shpifje e fyerje?!

Skema kriminale e trekëndëshit politikë – parapolitikë – pseudobiznes është shokuese dhe dramatike.

E vërteta – e pastër kristal ????.

Në pritje të prokurorisë..

/Gazeta Sinjali/