image Haradinaj: Qeveria e Kosovës po tallet me misionet diplomatike të vendit në botë

Politikë

Haradinaj: Qeveria e Kosovës po tallet me misionet diplomatike të vendit në botë

news image

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj konsideron se Qeveria e vendit po tallet me misionet diplomatike të vendit në botë.

“Ajo në fund të këtij muaji ka tërhequr 12 përfaqësues diplomatik pa i zëvendësuar ata. Shumë prej misioneve dhe ambasadave të Kosovës kanë mbetur me dyer të mbyllura dhe jashtë funksionit. Kjo është papërgjegjësi e skajshme e qeverisë”

Statusi i tij i plotë:

Qeveria e Kosovës po tallet me misionet diplomatike të vendit në botë brengose

Ajo në fund të këtij muaji ka tërhequr 12 përfaqësues diplomatik pa i zëvendësuar ata. Shumë prej misioneve dhe ambasadave të Kosovës kanë mbetur me dyer të mbyllura dhe jashtë funksionit. Kjo është papërgjegjësi e skajshme e qeverisë.

Shfrytëzoj rastin që të përgëzoj të gjithë ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë që u tërhoqën nga shërbimi, për punën e tyre të suksesshme dhe përfaqësimin me dinjitet të Kosovës në botë.

Jo pa arsye, veçoj ambasadorët Beqë Cufaj, Avni Arifi dhe Arbër Vllahiu me të cilët kam bashkëpunuar ngusht dhe shpreh gjithë falënderimin tim për profesionalizmin e tyre në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në vendet respektive.

RH

/GazetaSinjali/