image Haradinaj: Qeveria e Kosovës ashtu siç nuk kishte asnjë plan konkret për pandeminë, nuk ka as për ekonominë

Politikë

Haradinaj: Qeveria e Kosovës ashtu siç nuk kishte asnjë plan konkret për pandeminë, nuk ka as për ekonominë

news image

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Kryeministri Kurti s’pati plan për pandeminë dhe nuk ka asnjë plan për ekonominë. Sipas Haradinajt Pako e Ringjalljes ka për qëllim “ringjalljen” e votuesve.

“Qeveria e Kosovës ashtu siç nuk kishte asnjë plan konkret për pandeminë, nuk ka asnjë plan as për ekonominë. E kemi theksuar edhe në konferencën për media për temën e Ekonomisë, që pakoja e ashtuquajtur e ‘Ringjalljes’, nuk e ka as fokus e as qëllim ekonominë. Me masa tërësisht sociale, kjo pako ka të vetmin qëllim “ringjalljen” e votuesve, të cilët për pak muaj e kanë kuptuar që kanë votuar për mashtrim”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka shkruar se sektori privat kërkon intervenim direkt nga shteti pasi është në vështirësi.

“Ekonomia e Kosovës, posaçërisht sektori privat është në vështirësi dhe kërkon intervenim direkt për rimëkëmbje nga shteti. Pavarësisht që para nesh janë zgjedhjet lokale, është nevojë emergjente të merremi me ekonominë. Në të kundërtën, shteti, komunat dhe qytetarët do t’i vuajnë pasojat për shumë vite të ardhshme! Në mungesë të reflektimit të Qeverisë, ftoj partitë politike të përkushtohemi bashkërisht”, ka thënë ish-kryeministri.

/Gazeta Sinjali/