image Haradinaj: Përgjegjësi e lartë dhe nder i veçantë që unë të jem kandidat për president

Politikë

Haradinaj: Përgjegjësi e lartë dhe nder i veçantë që unë të jem kandidat për president

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takimin me strukturat udhëheqëse të Aleancës, u diskutuam për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se e konsideron si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë, besimin për të qenë kandidat për president.

“Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1984371218353949?__xts__[0]=68.ARBF2wMaiitVl610DPwjudF4f9b2XsreDyHVmqwFqpDsp78Cwr9d-j_rH_xVvDGYJJeLNMyVQV6E650lGbpa7okEULuQ5NZYg8y5sU6wFEWCWNA3oCJRHy8QT3ZjhE0bN5VC2kN8TzJyautXDN3L-BXGLVzI4I4dLbr0TrjXQMszvOEkj0uh2EefqHEEICJ5-Z0lJKq65jhqSqPPJjBZE2k3B7fC1nVT9U016AZ5byFVVqvGSo9KeLx2s04iReryeeqyHVtbre89m3lNFpOWdeztX8Go_MhaSGjA2IExLTPPD8g7G0mjdpvNnt2hMdZGSha_J-CSWCQ1KHmjPkhXYkNVzw&__tn__=-R