image Haradinaj për Ditën Kushtetuese: Ky bazament ligjor ka garantuar lirinë tonë dhe funksionimin e demokracisë

Kosovë

Urim/ Haradinaj për Ditën Kushtetuese: Ky bazament ligjor ka garantuar lirinë tonë dhe funksionimin e demokracisë

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët dhe institucionet e Kosovës për Ditën e Kushtetutës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se më 9 prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të lartë juridik Kushtetutën e saj.

“Duke uruar të gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit, kujtojmë sakrificat e popullit të Kosovës ndër dekada për të pasur dokumentin më kulmor të lirisë, shtetësisë, demokracisë dhe integritetit territorial. Ky bazament ligjor ka garantuar lirinë tonë dhe funksionimin e demokracisë, andaj mbështetja në normat e saj është siguria më e madhe për të gjithë ne”, ka shkruar Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i Ramush Haradinaj:

Më 9 prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të lartë juridik Kushtetutën e saj. Duke uruar të gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit, kujtojmë sakrificat e popullit të Kosovës ndër dekada për të pasur dokumentin më kulmor të lirisë, shtetësisë, demokracisë dhe integritetit territorial. Ky bazament ligjor ka garantuar lirinë tonë dhe funksionimin e demokracisë, andaj mbështetja në normat e saj është siguria më e madhe për të gjithë ne./Gazeta Sinjali/