image Haradinaj pas situatës në Veri: Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur, Beogradi urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e tyre

Politikë

Haradinaj pas situatës në Veri: Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur, Beogradi urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e tyre

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me situatën e krijuar në Veri.

Kreu i AAK-së nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shkruar se sulmet e grupeve kriminale ndaj Eulexit dhe Policisë së Kosovës janë goditje mbi paqen dhe stabilitetin në Kosovë e rajon.

Ai i ka bërë thirrje Beogradit që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e tyre destabilizuese dhe luftënxitëse, që sipas tij mund të lë pasoja të paparashikueshme për të dyja vendet, si Kosovën, ashtu edhe Serbinë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sulmet e grupeve kriminale ndaj Eulex-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë.

Sot, është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve!

Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur!

/GazetaSinjali/