image Haradinaj para Ramës nuk e quan Kurtin Mashtrues, uron që kryeministri do ta bllokojë atë me mos-heqjen e taksës

Politikë

Përplasje/ Haradinaj para Ramës nuk e quan Kurtin Mashtrues, uron që kryeministri do ta bllokojë atë me mos-heqjen e taksës

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbështetur vendimin e kryeministrit Kurti për ta larguar taksën ndaj mallrave serbe, ndërsa ka sulmuar ish-kryeministrin Haradinaj, madje deklaratat e të parit të AAK-së i ka quajtur idiotësi.

Edi Rama ka vlerësuar se Albin Kurti është në rrugën e duhur. Rama ka shpresuar të mos tutet Albin Kurti ‘prej sulmeve për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës’.

E këtu, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj, si rëndom ai nuk e ka quajtur Kurtin Mashtrues.

Haradinaj Kurtit i është drejtuar me fjalën kryeministër duke thënë se  “uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”. /Gazeta Sinjali/

Postimi i tij i plotë: