image Haradinaj: Nuk është e rëndësishme dorëheqja e Thaçit

Politikë

Haradinaj: Nuk është e rëndësishme dorëheqja e Thaçit

news image

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë së Kosovës ka thënë se nuk është e rëndësishme dorëheqja e presidentit të Kosovës, por kryesorja është që të fokusohet Kosova tek menaxhimi në lidhje me aktakuzat e mundshme.

“Çështja  e dorëheqjes nuk e ka rëndësinë e parë, mendoj që kryesorja është që Kosova me u fokusu në një menxaxhim me këtë që po ndodhë, paralajmërimi për aktakuza të mundshme”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se kjo duhet të bëhet në atë mënyrë që Kosovës mos me i shkaktu pasoja të pariparueshme. Pra, sipas tij duhet ruajtur interesi nacional.

“Në atë kohë kur kemi kundërshtu gjykatën, s’kem kundërshtu vendosjen e drejtësië për të gjithë viktimat dhe as s’kemi hezitu mu përballë me drejtësinë”, tha ndër të tjera Haradinaj. /Gazeta Sinjali/