image Haradinaj mbledh AAK-në për të vendosur si do ta kundërshtojnë heqjen e taksës

Kosovë

Takim/ Haradinaj mbledh AAK-në për të vendosur si do ta kundërshtojnë heqjen e taksës

news image

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka zhvilluar takime me nënkryetarët dhe me disa kryetarë të degëve të kësaj partie.

Në këto takime është diskutuar organizimi i zgjedhjeve të brendshme në AAK, si dhe hapat që do të ndërmerren për mbrojtjen e taksës.

“Temë diskutimi në këto takime ishte organizimi dhe procesi i zgjedhjeve të brendshme në AAK. Gjithashtu, me Grupin Parlamentar të AAK-së diskutuam për hapat e mëtejmë, si dhe për veprimet që do t’i ndërmarrim si AAK, në mbrojtje të taksës. Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se heqja e taksës është çështje ditësh pasi që partnerët e koalcionit qeverisës (LVV-LDK) janë pajtuar për të marrë një veprim të tillë, por vetëm ka mbetur që të vendosin se me cilën masë të reciprocitetit ta zëvendësojnë atë./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1626754887448919