image Haradinaj-Kurtit: Shkarkoje që sonte Nagavcin, le të fillojë mësimi ose dorëhiqu

Politikë

Haradinaj-Kurtit: Shkarkoje që sonte Nagavcin, le të fillojë mësimi ose dorëhiqu

news image

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me mos fillimin e procesit mësimor në vitin e ri shkollor si pasojë e grevës së mësimdhënësve, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që të gjejë zgjidhje për të dalë nga greva ose të dorëhiqet.

“Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti! Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura një muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë!”, ka shkruar ai.

Tutje deputeti Haradinaj ka thënë se debati që ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së Kurtit.

“Debati që ai e ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së tij. Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër! Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde!”

Haradinaj kërkon nga Kurti që ta shkarkojë sonte ministren e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

“Shkarkoje që sonte ministren e arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi! Boll ma!”, ka përfunduar Haradinaj.

/GazetaSinjali/