image Haradinaj - Kurtit: Kryeministër, lëre të majtën, eja merru me problemet e vendit tënd

Politikë

Haradinaj – Kurtit: Kryeministër, lëre të majtën, eja merru me problemet e vendit tënd

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit aktual të vendit, Albin Kurtit, që të kthehet në Kosovë nga Greqia, për shkak të gjendjes alarmante që është krijuar në Deçan, nga helmimi i mbi 1 mijë banorëve.

Sipas Haradinajt, simpoziumet në ishujt grekë në të cilat Kurti po merr pjesë, janë simpoziume të partive të majta, raporton Gazeta Sinjali.

Andaj, ai ka kërkuar nga i pari i ekzekutivit që ta lë të majtën dhe të kthehet për t’u marrë me problemet në Kosovë

“Situata është pothuajse alarmante. Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme! Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd”, shkroi Haradinaj në Facebook./Gazeta Sinjali/