image Haradinaj: Kosovën në dialog do ta udhëheqë Grenelli e jo Thaçi

Politikë

Haradinaj: Kosovën në dialog do ta udhëheqë Grenelli e jo Thaçi

news image

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka folur për takimin e 27 qershorit mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Haradinaj ka theksuar se partia e tij e përkrahë këtë proces, duke përmendur tri parime që duhet përmendur në tryezën e dialogut.

“Sot ju kam ftuar për të folur për dialogun, Aleanca vlerëson se Kosova ka definim të qartë të këtij procesi, parimi i integritet territorial, mos diskutimi për territore, karakteri unitar i Republikës së Kosovës dhe ruajtja e kushtetutshmërisë. Këto janë tri parime në të cilat ne si Aleancë e përkrahim delegacionin e Kosovës në Uashington”, ka shtuar ai.

Kreu i AAK-së, thotë se pret sukses në këtë takim që do të rezultojë me njohje reciproke, pa u cenuar territori.

“Gatishmëria e Qeverisë për me kriju këshillin e ekspertëve për të mbajtur komunikim me liderët, e për t’i kërkuar kuvendit një komision të veçantë janë garanca shtesë. Një garancë e madhe është që dialogut i prin SHBA’ja. Ne mbajmë shpresë që do të zhbllokohet nyja e dy dekadave. Presim që të kemi suksesin e parë për njohje reciproke Kosovë – Serbi në kufijtë ekzistues. Me një fjalë aleanca mbështet delegacionin për takimin dhe poashtu kemi pritje për suksesin e parë në një proces për njohje reciproke”, shtoi ai.

I njëjti ka bërë të ditur se dikush nga AAK-ja do të jetë pjesë e delegacionit.

“Delegacioni është i institucioneve, me siguri që në delgeacion do të jenë edhe nga Aleanca, ata që janë pjesë e kabinetit”, tha Haradinaj.

Haradinaj i pyetur se a do ta udhëheq dialogun Hoti apo Thaçi, ai tha se këtë do ta bëjë përfaqësuesi i SHBA-së për dialogun Richard Grenell.

“Më duket ambasadori Grenell”, tha ai. /Gazeta Sinjali/