image Haradinaj: Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika

Kosovë

Politikë/ Haradinaj: Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.

Ai ka shtuar se marrëdhënia e Kosovës me SHBA- në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme.

Kreu i Qeverisë i bëri këto komente përmes një postimi në Facebook, ku bëri të ditur se ka pranuar një urim për festat e fundvitit nga presidenti i Amerikës, Donald Trump, i cili tradicionalisht u dërgohet drejtuesve të qeverive të vendeve të ndryshme të botës.

“I nderuar të pranoj letër urimi për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika. Marrëdhënia e Kosovës me ShBA’ në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme. Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës”, ka shkruar ai. / Gazeta Sinjali/