image Haradinaj: Kemi përvojë të shkëlqyer të bashkëpunimit me LDK-në

Kosovë

Politikë/ Haradinaj: Kemi përvojë të shkëlqyer të bashkëpunimit me LDK-në

news image

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj thotë se kjo parti përkrah zgjedhjet e reja, por jo në rrethanat aktuale kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19.

Ai thotë se si AAK nuk mendojnë të marrin iniciativën për të qenë pjesë e një koalicioni të mundshëm qeverisës, por se nëse do tu ofrohet një mundësi e tillë, nuk do ta refuzojnë.

“Me kënaqësinë më të madhe, por në këto rrethana nuk e di se si do të ndodh. Kemi përvojë të shkëlqyeshme të partneritetit me LDK-në në të kaluarën”, tha Haradinaj.

Ndërkohë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Kosova duhet të bëhet me qeveri të re, pa shkuar në zgjedhje, duke thënë se “nëse vjen te dhënia e mandatit për LDK-në, ne natyrisht se do të bisedojmë me subjektet e tjera në Kuvend, dhe do të bëjmë një zgjidhje të pranueshme”.