image Haradinaj ia kërkon sërish dorëheqjen Kurtit: Tërhiqu nga Kryeministria, unë e bëra dy herë

Politikë

Haradinaj ia kërkon sërish dorëheqjen Kurtit: Tërhiqu nga Kryeministria, unë e bëra dy herë

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ia ka kërkuar sërish dorëheqjen kryeministrit, Albin Kurti.

Haradinaj në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë tashmë është dëshmuar që Qeveria e udhëhequr nga Kurti është e paaftë të përballet me problemet kyçe për vendin.

“E kam paraparë një krizë energjetike nga kjo Qeveri për shkak të refuzimit të gazit amerikan. Unë dje ju kam drejtu Kurtit me një kërkesë me u tërhjekë, ia thotë këtë dikush që është tërhjekë dy herë, mendoj se është koha që ai të shqyrtojë pozitën e tij. Çështja e reduktimeve, shihet se është menaxhim i keq i kësaj Qeverie, dihet se faji është paaftësia e kësaj Qeverie”, u shpreh Haradinaj.

Reduktime të energjisë elektrike janë paralajmëruar edhe për sot në Kosovë.

/GazetaSinjali/