image Haradinaj i “vardiset” LDK-së, thumbon keq ish partnerin qeverisës

Kosovë

Fushatë/ Haradinaj i “vardiset” LDK-së, thumbon keq ish partnerin qeverisës

news image

Deri dje partner të koalicionit qeverisës, sot Haradinaj e Veseli janë pozicionuar ashpër kundër njëri tjetrit,  gjë që nxjerrë në pah funksionimin artificial të tyre gjatë kohës sa ishin bashkë në pushtet.  

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka quajtur mashtruese deklaratat e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me luftimin e korrupsionit.

Paktin kundër korrupsionit, Haradinaj e ka quajtur hajgare të Kadri Veselit për fushatë.

Këto deklarata, kryeministri i ka bërë kur është pyetur nga qytetarët  në platformën online të Institutit Demokratik të Kosovës, se pse nuk e ka nënshkruan paktin kundër korrupsionit, të iniciuar nga ish-partneri i tij qeverisës.

“Ne kemi nënshkruar ligje kundër korrupsion, ne duhet me i zbatu ligjet, këto deklaratat mashtruese para zgjedhjeve nuk janë në karakterin tim, se po më duket që po ulem fort. Kemi ligje, ligjet duhet me i zbatu….Unë kam nënshkruar ligje kundër korrupsionit, ligjet janë ato që na obligojnë,  paktet janë hajgare të Kadri Veselit për fushatë, nëse duhet me u frikësua ndo kush për korrupsion, duhet me u frikësua PDK-ja ata që po qesin pakte le t’i zbatojnë ligjet”,  ka thënë Haradinaj.

I pyetur për koalicionet e mundshme pas zgjedhore me partitë e mëdha, Haradinaj ka thënë se kusht për marrëveshje koalicioni është taksa deri në njohje. Ai nuk e përjashtoi një koalicion të mundshëm me LDK-në.

 “Nëse LDK i pranon këto kritere, pra e para konceptin ekonomik dhe rreth sektorit privat, po ashtu me elementet e drejtësisë sociale, që tash e kemi obligim me PSD-në, pastaj taksa deri në njohje dhe njohja me Serbinë në kufij ekzistues, pse jo do të ishte i mundshëm një koalicion me ta”, tha Haradinaj.

Ndërsa i pyetur për një koalicion të mundshëm me PDK-në, Haradinaj tha se po të donin bashkëpunim me ta, do të kishin shkuar bashkë në zgjedhje. /Gazeta Sinjali/