image Haradinaj i përgjigjet Vuçiqit pasi ky i fundit e quajti “të rrezikshëm”

Kosovë

Haradinaj i përgjigjet Vuçiqit pasi ky i fundit e quajti “të rrezikshëm”

news image

Kandidati për president, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur presidentit serb Aleksandër Vuçiq, pasi ky i fundit e quajti “njeri të rrezikshëm”.

“Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë! Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Tutje, shkruan Haradinaj, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB.

Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejtën tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës. Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi!”, shkroi Haradinaj.

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lënë përgjegjës Bashkimin Evropian se po krijon rrugë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

Në prezantim të programit në parafushatë, Haradinaj para disa ditësh ka thënë se nëse Bashkimi Evropian vazhdon ta lë “të varur” Kosovën, do të hapet rruga për referendum për bashkim me Shqipërinë”.

/Gazeta Sinjali/