image Haradinaj i drejtohet ashpër kryeministrit Kurti e quan mashtrues - Sinjali

Haradinaj i drejtohet ashpër kryeministrit Kurti e quan mashtrues

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 17 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve.

Në prag të këtij takimi, ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet, Ramush Haradinaj, siç rëndom e quan Kurtin “mashtrues”, ka thënë se ai po do marrëveshje “për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marrëdhënieve të mira, e që është kthim prapa”.

Sipas Haradinajt, siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar antarësimin në NATO.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi.

Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa.

Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar anëtarësimin në NATO.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin