image Haradinaj e quan të pavlefshme tërheqjen e padisë nga Rama: Tentoi të më bindë ta pranojë planin për ndarje

Politikë

Haradinaj e quan të pavlefshme tërheqjen e padisë nga Rama: Tentoi të më bindë ta pranojë planin për ndarje

news image

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur të pavlefshme tërheqjen e padisë për shpifje nga ana e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Haradinaj deklaroi se njerëzit e Ramës kishin tentuar të bindnin atë për ta pranuar planin për ndarjen e Kosovës.

“Nuk ka vlerë as tërheqja e padisë. Unë e kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës. Nuk ka qenë vetëm Rama, bashkë me të kanë qenë edhe Vuçiqi dhe Thaçi të cilët e kanë pasur një plan të madh për ndërrimin e kufijve”, është shprehur Haradinaj në Klan Kosova.

Më tej, i pari i AAK-së është shprehur se tërheqjen e padisë së Ramës e pranon si kërkim-falje, por jo si mëshirë.

“Si kryeministër e kam detyrë ta ruajë tërësinë territoriale. Unë i kam reaguar edhe Lutfi Hazirit, sa herë ka folur rreth këtyre temave. Një ushtri e njerëzve të Ramës kanë qëndruar afër meje, gruas dhe fëmijëve të mi që ta pranoj planin. Boll vështirë ka qenë që ta them këtë. Tërheqjen e padisë e pranoi si kërkim-falje, por jo si mëshirë. Unë s’e kam problem ta takoi, por se kam takuar sa ka qenë në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/