image Haradinaj e quan Kurtin mashtrues ordiner: Shteti nuk mbahet me vitra duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët

Politikë

Haradinaj e quan Kurtin mashtrues ordiner: Shteti nuk mbahet me vitra duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Qeveria i ka ndarë 100 euro shtesa të menjëhershme për pensionistët në kuadër të pakos për përballje me inflacionin.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se shteti nuk mbahet me “vitra”.

Ish-kryeministri i vendit thotë se Kurti po vepron në stilin e “një mashtruesi ordiner”, duke ndarë herë 50 euro e herë 100, shtesa që ai i ka quajtur “lëmoshë”.

Sipas Haradinajt, zgjidhja është rritja e pagave dhe pensioneve. Ai e ka sugjeruar Kurtin që të marr shembull nga shtetet përreth.

“Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet. Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë. Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaSinjali/