image Haradinaj e quan "defilim" bastisjen e shtëpisë së Krasniqit nga Specialja

Kosovë

Haradinaj e quan “defilim” bastisjen e shtëpisë së Krasniqit nga Specialja

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë së ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit, nga EULEX, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj i ka quajtur “defilime” këto bastisje, duke vlerësuar se të tillat janë traumatike për familjarët.

“Zhvillimet e fundit me bastisjet nga policia e EULEX-it janë shqetësuese, pasi që nuk janë në përputhje me standardet e shteteve demokratike. Defilimet e tilla nga EULEX, veçanërisht në prani të familjarëve janë traumatike dhe paraqesin ushtrim të forcës joproporcionale që nuk respektojnë dinjitetin njerëzor”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas kreut të AAK-së, operacionet e tilla, nëse kërkohen nga organet e drejtësisë, mund të kryhen nga Policia e Kosovës.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe besojmë në pafajësinë e Jakup Krasniqi”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/