image Haradinaj e fton Osmanin në debat, “të dy si kandidatë për presidentë”

Kosovë

Haradinaj e fton Osmanin në debat, “të dy si kandidatë për presidentë”

news image

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka ftuar kandidaten për presidente Vjosa Osmanin në debat, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë ftesë e bëri përmes një videoje të shkurtër në rrjetin social Facebook.

“E ftoj kandidaten e re për presidente z.Vjosa Osmani në një debat televiziv dhe e mirëpres këtë mundësi që të debatojmë së bashku për ju“, thotë ndër tjera Haradinaj.

Sot përmes një konference për media, Osmani i është bashkuar me iniciativën e saj listës së Lëvizjes Vetëvendosje, nga ku edhe u zyrtarizua kandidate për presidente.

/Gazeta Sinjali/