image Haradinaj: Banorët që nuk janë prekur nga tërmetet mos të vinë në Kosovë sepse nuk i dërgojmë në Gjermani

Deklaratë/ Haradinaj: Banorët që nuk janë prekur nga tërmetet mos të vinë në Kosovë sepse nuk i dërgojmë në Gjermani

news image

Kryeministri në largim  i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga banorët e Shqipërisë që nuk janë prekur nga tërmetet që mos të vinë në Kosovë.

Ai ka pretenduar se këta banorë po mashtrohen kur po sjellën në Kosovë, për shkak se sipas tij këta banorë nuk do të dërgohen në Gjermani.

“Ju kisha bë thirrje qytetarëve që nuk janë të prekur prej tërmeteve në Shqipëri, të mos vinë në Kosovë sepse nuk është e vërtetë ata që futen në parkun gjerman do të dërgohen në Gjermani. Kushdo që vjen aty do ta ketë kujdesin tonë, por nuk është e vërtetë dhe menjëherë i dërgojmë në Gjermani, pra me bileta e me strehim falas”, ka deklaruar Haradinaj.

Më tutje ai ka thënë se të gjitha ata që vinë në Kosovë do të trajtohen me respekt.

“Kjo është një zgjedhje emergjente, kushdo që është në zor i ndihmojmë dhe i trajtojmë me respekt. Shembull shkon një këngëtare dhe e mbush një autobus e sjellë në Kosovë dhe kërkon shtab emergjent”.

“Ngadalë se duhet me u bë një koordinim dhe shiheni si ka punuar Kosova. I pari shtet që ka tregu efikasitet dhe saktësi në veprim kemi treguar ne, për shkak se vetëm  pak orë pas tërmetit kemi qenë në vend të ngjarjes”.

“Institucionet e Kosovës, pra flasim për Policinë, Ushtrinë dhe mekanizmat e tjerë janë funksional dhe nuk ka nevojë për improvizime dhe keqpërdorime të kësaj situate”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/