image Haradinaj: Asnjë gjyq nuk mund të gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar i lirë në tokën e vet

Politikë

Haradinaj: Asnjë gjyq nuk mund të gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar i lirë në tokën e vet

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vlerësuar lartë gatishmërinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.

Haradinaj në profilin e tij në Faceboo është shprehur se shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe atdheut.

“Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t’i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato. E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Më tej, kreu i AAK-së ka shtuar se nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet./Gazeta Sinjali/