image Haradinaj akuzon Kurtin: Ndale mashtrimin me dialogun

Politikë

Haradinaj akuzon Kurtin: Ndale mashtrimin me dialogun

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndalë mashtrimin me dialogun, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai këtë e ka thënë teksa ka drejtuar disa pyetje për kreun e vendit.

Kam drejtuar pyetjen lidhur me dialogun, më konkretisht kërkoj që kryeministri ta ndal mashtrimin me dialogun”, ka thënë ai.

Tutje ai e ka pyetur Kurtin se a është apo nuk është kundër asociacionit.

A është kryeministri kundër asociacionit?”, tha ai.

A je kundër asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës?”, shtoi ai

Tutje ai ka kërkuar të shpjegoj se çka nënkupton Kurti me asociacionin gjeografik, si dhe llojet e tjera të asociacioneve që ai i ka përmendur.

A je për Asociacion gjeografik se dikun e ka përmend, është mirë me na tregu për kënd e ka fjalën kur e përmend këtë. Pse na duhet me hapë opsione të reja, mirë është me i tregu vendit. Çka mundet me qenë më i mirë asociacioni gjeografik, çka ka dallim? Ai thotë se ka një asociacion po nuk është etnik“, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/