image Haradinaj akuzon Kurtin: Dikur ishte radikal, tani nuk e ka të qartë se për çka do të diskutojë me Serbinë

Kosovë

Deklaratë/ Haradinaj akuzon Kurtin: Dikur ishte radikal, tani nuk e ka të qartë se për çka do të diskutojë me Serbinë

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës), Daut Haradinaj, ka thënë se çështja e parë që duhet të dihet rreth vazhdimit të dialogut me Serbinë është se për çka do të diskutohet.

Ai akuzon kryeministrin Albin Kurti se i ka ndërruar qëndrimet. Sipas tij, Kurti ka pasur qëndrime radikale sa ishte në opozitë, ndërsa tani si kryeministër nuk e ka të qartë se me çfarë agjende do të shkohet në dialog.

Megjithatë, Haradinaj për REL thekson se AAK-ja do të jetë një kujdestar që do të mbrojë Kushtetutën e Kosovës dhe pavarësinë e 17 Shkurtit.

“Ky do të jetë qëndrimi ynë i prerë. Ndërsa, rreth dialogut, nuk mendoj se ka nevojë të ketë shumë teza të gjithanshme derisa nuk kemi diçka konkrete në tavolinë. Po shihet se kryeministri i ri i ka ndërruar shumë qëndrimet. Ka pasur shumë qëndrime radikale në të kaluarën, ndërsa tash nuk është në ato pozicione dhe ne nuk dimë se për çka do të diskutojë ai. Nuk është e qartë se me çfarë agjende do të shkohet në dialog. Nuk e ka një agjendë të qartë, nuk e kemi parë të paktën”, ka deklaruar Haradinaj./GazetaSinjali/