image Hapet panairi artizanal në Malishevë

Hapet panairi artizanal në Malishevë

news image

Në kuadër të shënimit të ditëve të mërgatës dhe në prag të fillimit të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, që fillon sot, në Malishevë është hapur edhe panairi artizanal, ku po prezantohen veshjet dhe ushqimet tradicionale shqiptare nga të gjitha trevat.

Ky panair ashmë është tradicional në Malishevë dhe mbahet çdo vit më 1 dhe 2 gusht.

Panairi ka për qëllim promovimin e vlerave të traditës shqiptare, si në veshje ashtu edhe në gatime, apo ruajtjen e perimeve (turshi), mjaltë dhe të tjera, e po ashtu në këtë panair po prezantohet edhe vendet turistike të Malishevës, përmes fletushkave të përgatitura nga OJQ-të lokale.

“Në këtë panair, sidomos mërgimtarët dhe të rinjtë, kanë mundësi të njihen me traditat dhe trashëgiminë shqiptare, si në veshje, ashtu edhe në ushqime tradicionale shqiptare, në mënyrë që të kultivohet kultura jonë e lashtë shqiptare, me të cilën ne krenohemi”, tha Besa Kryeziu-Ramaj, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, me rastin e hapjes së panairit.

Panairi do të qëndroj i hapur për dy ditë, aq sa edhe zgjatë festivali./Sinjali/