image Hapet konkursi për drejtor të përgjithshëm të ShSKUK-së

Kosovë

Hapet konkursi për drejtor të përgjithshëm të ShSKUK-së

news image

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka shpallur konkursin për drejtor të përgjithshëm të ShSKUK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Kriteret e nevojshme për këtë pozitë, siç është bërë e ditur nga ShSKUK-ja janë: Kandidati duhet të jetë Magjistër i shkencave në Mjekësi, përvoj 10 vjeçare në kuadër të sisitemit shëndetësor, prej të cilave 5 vite në menaxhimin e nivelit drejtues në institucionet e nivelit dytësor apo tretësor të kujdesit shëndetësor, ose organizativ me aktivitet të veçantë në fushën e menaxhmentit shëndetësor, etj.

Sipas njoftimit për media, bëhet e ditur se kohëzgjatja në këtë detyrë do të jetë 3 vite me mundësi vazhdimi.

Konkursin e plotë me kriteret dhe detyrat për këtë pozitë i gjeni në këtë link./Gazeta Sinjali/