image Haki Abazi vazhdon me akuza ndaj Qeverisë Hoti, thotë se ‘përbën rrezik për sigurinë kombëtare’

Politikë

Haki Abazi vazhdon me akuza ndaj Qeverisë Hoti, thotë se ‘përbën rrezik për sigurinë kombëtare’

news image

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, ka vazhduar me akuza ndaj Qeverisë aktuale të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovë.

Ai në një shkrim në Facebook ka akuzuar Qeverinë Hoti se është jolegjitime dhe po tregohet inferiore ndaj Serbisë.

Madje thotë se Qeveria Hoti paraqet edhe “rrezik për sigurinë kombëtare dhe ekzistencën e shtetit të Kosovës”.

Postimi i plotë:

Trojet janë tkurrur historikisht, resurset janë marrë, muhaxhirëve u janë harruar dhimbjet, viktimave të luftës së fundit u është ndalur zëri, patriotet janë vrarë, gazetarët janë eliminuar e janë harru, është shitë “dushk për gogla”, dhe kjo ka ndodhur sa herë që kemi pasur njerëz të ligë në krye, e njerëz pa legjitimitet qytetar.

Krimi dhe gjenocidi serb nuk mundet të barazohet kurrë me sakrificën sublime për liri dhe pavarësi. Historia e krimit nuk mund të bashkëjetojë në një fjali me historinë e heroizmit dhe kontributit të gjeneratave të kombit tonë.

Kjo qeveri jo legjitime dhe këta njerëz të pa kurriz e inferior ndaj Serbisë janë rrezik për sigurinë kombëtare dhe ekzistencën e shtetit. Njëra palë është fosil i sistemit jugosllav e tjetra është mashë e agjendës serbe në Ballkan.

/GazetaSinjali/