image Hajni hyn në një shtëpi në Gjakovë, rrah gruan e moshuar dhe ia vjedh disa stoli ari

Siguri

Hajni hyn në një shtëpi në Gjakovë, rrah gruan e moshuar dhe ia vjedh disa stoli ari

news image

Pasditen e sotme rreth orës 16:00 një person i dyshuar është futur për të kryer grabitje në një shtëpi në “Mahallën e Sefës” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se i dyshuari ka rrahur pronaren e shtëpisë, një grua të moshuar, nga e cila fillimisht kishte kërkuar para.

Xhurkaj tha se e moshuara ka raportuar në polici se i dyshuari, të cilin ajo nuk e njeh, ia ka vjedhur 3 unaza të arit.

“Datë 07.04.2021 rreth orës 16:00, Stacioni policor-Gjakovë ka pranuar informatë se në shtëpinë e saj në Gjakovë është rrahur një grua e moshuar. Patrulla policore i është përgjigjur rastit ku kanë takuar viktimën, cila njofton se një person i panjohur për të, kishte hyrë në shtëpinë e saj, i ka kërkuar para dhe pasi që viktima nuk ka pasur para i dyshuari në fjalë e kishte sulmuar duke i shkaktuar lëndime, si dhe i kishte marrë 3 unaza të arit. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, tha Xhurkaj.

Në vendngjarje ai tha se kanë dalë njësitë relevante: njësia e hetimeve të stacionit dhe se me rastin është njoftuar prokurori kujdestar./Gazeta Sinjali/