image Hajnat vjedhin para e ari në një shtëpi në Podujevë

Hajnat vjedhin para e ari në një shtëpi në Podujevë

news image

Dje në rrugën ‘Habib Zeka’ në  Podujevë është raportuar për një rast të grabitjes.

Sipas ankuesit në shtëpinë e tij janë vjedhur para dhe stoli ari.

Policia njofton se po merret me rastin.

“Rr. Habib Zeka, Podujevë, 05.05.2020 – 22:01. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona NN nga shtëpia e tij i janë vjedhur euro para të gatshme dhe  stoli ari. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/