image Hajnat thyejnë një lokal në Ferizaj, vjedhin cigare në vlerë marramendëse

Siguri

Hajnat thyejnë një lokal në Ferizaj, vjedhin cigare në vlerë marramendëse

news image

Dje rreth orës 4 të mëngjesit, një person në rrugën Ahmet Kaqiku të Komunës së Ferizajt, kishte njoftuar policinë se pasuria e tij ishte cak i hajnave, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson prej personave të afërt me viktimën se lokali i këtij të fundit ishte “vizituar” gjatë mëngjesit të djeshëm nga hajnat, të cilët përveç dëmeve gjatë depërtimit me forcë në lokal, të njëjtit kishin vjedhur edhe një sasi të cigareve, e cila kap vlerën rreth 9 mijë e 800 euro.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar, mirëpo hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

/Gazeta Sinjali/