image Hajnat në aksion: Thyhen 6 shtëpi në Ferizaj brenda një nate

Kosovë

Policia/ Hajnat në aksion: Thyhen 6 shtëpi në Ferizaj brenda një nate

news image

Mbrëmë rreth orës 10:30, në fshatin Muhoc të Ferizajt, janë thyer 6 shtëpi nga hajdutët për tentim vjedhje.

Sipas sinjalizuesve, hajdutët nuk kanë arritur të vjedhin asgjë pasi banorët kanë dëgjuar zhurma. Ata janë larguar në drejtim të panjohur.

Zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali, ku ka thënë se pas raportimit për tentim vjedhje policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ende janë në hetime.

“Po ne kemi marrë një raportim për tentim vjedhje në 6 shtëpi të fshatit Muhoc, policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjës dhe është në hetime, nuk ka ende ndonjë të dyshuar por policia janë në aksion, kur të arrestohen do të dalim me një komunikatë’’, është shprehur Gashi për Gazetën Sinjali.