image Hajnat hyjnë në një banesë në Mitrovicë, vjedhin veshje e ari

Siguri

Hajnat hyjnë në një banesë në Mitrovicë, vjedhin veshje e ari

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa e shtëpi, sidomos gjatë stinës së verës. Si çdo ditë tjetër, edhe gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar disa raste të tilla. Në mesin e tyre është një vjedhje që ka ndodhur në një banesë në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga pronari i banesës, i cili e ka njoftuar Policinë se para disa ditësh dikush i ka vjedhur veshmbathje e stoli në vlerë rreth 600 euro, nga banesa e tij.

Ai ka deklaruar para hetuesve policorë se ky nuk është rasti i vetëm i vjedhjes që ka ndodhur në objektin banesor ku ai jeton. Sipas tij edhe banesa të tjera kanë qenë cak i hajnave kohëve të fundit.

Pas përfundimit të intervistimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për ‘vjedhje të rëndë’ teksa ende s’është identifikuar ndonjë person i dyshuar.

/GazetaSinjali/