image Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Gjakovë, vjedhin para e stoli ari në vlerë të rreth 13 mijë eurove

Siguri

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Gjakovë, vjedhin para e stoli ari në vlerë të rreth 13 mijë eurove

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu e ka pësuar mbrëmë një familje në fshatin Cërmjan të Gjakovës, ku persona të panjohur kanë hyrë brenda shtëpisë dhe kanë arritur që të vjedhin sasi të konsiderueshme parash dhe stolive të arit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pronari ka denocuar rasti në Polici, ku ka deklaruar se hajnat kanë demoluar dhomat e shtëpisë dhe kanë vjedhur rreth 4 mijë euro para të gatshme, rreth 600 franga zvicerane dhe stoli ari në vlerë të rreth 8 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/