image Haaland rrezikon dënimin me burg në Zvicër, nuk e pagoi një gjobë prej 65 euro

Futboll

Haaland rrezikon dënimin me burg në Zvicër, nuk e pagoi një gjobë prej 65 euro

news image

Pothuajse 20 milionë euro që fiton në vit te Manchester City duket se nuk kanë mjaftuar që Erling Haaland të paguajë një gjobë prej 60 frangash zvicerane, 65 euro, dhe për këtë arsye rrezikon një dënim me burg njëditor herën tjetër që do të vizitojë atë vend. 

Informacioni vjen nga gazeta zvicerane Blick, e cila raporton se rasti mund të lidhet me një gjobë trafiku në kantonin Vaud.

Dokumenti i pranishëm në “fletën e njoftimit zyrtar”, një lloj gazete zyrtare e atij kantoni, daton në fund të tetorit, duke theksuar se nëse Haaland nuk e paguan vullnetarisht gjobën, ai do të rrezikojë të vuajë një ditë burg kur të kthehet atje.

/GazetaSinjali/