image Haaland: Projekti sportiv i Man Cityt është më i miri në botën e futbollit

Futboll

Haaland: Projekti sportiv i Man Cityt është më i miri në botën e futbollit

news image

Erling Haaland u transferua tek Manchester City këtë verë, pasi klubi anglez vendosi që ta paguajë klauzolën e norvegjezit e cila ishte rreth 52 milionë funte.

22-vjeçari kishte oferta nga Real Madridi dhe Manchester City, por ai zgjodhi këtë të fundit, duke ndjekur hapat e babait të tij që dikur ishte pjesë e skuadrës së Citizens, shkruan Sinjali Sport.

Në një intervistë së fundi nga futbollisti, ai e ka quajtur projektin e Manchester Cityn si më të mirin në botë aktualisht.

“Është projekti më i mirë sportiv në botën e futbollit për momentin.. është vendi ku unë mendoj se do të bëj më të mirën”.

“Pas City-BVB në 2021, pothuajse 15 njerëz më thanë se duhet të vij. Stones, Dias, Foden, de Bruyne…”, është shprehur Haaland.

/GazetaSinjaliSport/