image Haaland nuk i kursen kritikat për gjyqtarët - Sinjali

Haaland nuk i kursen kritikat për gjyqtarët

news image

Bayern Munich e bën për vete “Der Klassiker”. Bavarezët fituan 2:3 ndaj Dortmundit në një ndeshje të zjarrtë.

Bayern Munich fitoi falë një penalltie diskutabile, që në gol e shndërroi Lewandowski.

Haaland nga ana tjetër e shënoi golin e barazimit të shifrave në 2:2.

Pas ndeshjes, ai shpërtheu me kritika për referimin.

“Mendoj se arbitrimi ishte një skandal”, ka thënë Haaland në intervistën pas ndeshjes.

“Rasti i Reus? Ishte një penallti e pastër. E pyeta arbitrin ‘pse nuk shkon ta shikosh te VAR?”. Ai m’u përgjigj ‘nuk është e nevojshme’ si një arrogant”, tha ai./Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin