image Haaland, i preferuari i “Zonjës së Vjetër”

Futboll

Futboll/ Haaland, i preferuari i “Zonjës së Vjetër”

news image

Juventus kërkon një zëvendësues për Gonazalo Higuain. Argjentinasi do të largohet në fund të sezonit, ndërsa Milik dhe Icardi janë dy emrat që kryesojnë listën e “Zonjës së Vjetër”.

Por ky është plani për të ardhmen e afërt. Kampioët italianë shohin akoma më larg dhe mendojnë për atë që do të jetë pasardhësi i Cristiano Ronaldo.

Sipas mediave përtej Adriatikut, I përzgjedhuri është Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund kërkohet nga klubet më të mëdhenj të Europës, por të gjithë presin verën e vitit 2021 kur hyn në fuqi klauzola 70 milion euro që sulmuesi ka firmosur në kontratën me klubin gjerman.