image Gurëthyesi "mbulon" me pluhur Çikatovën e Vjetër të Drenasit

Sinjalizime

Gurëthyesi “mbulon” me pluhur Çikatovën e Vjetër të Drenasit

news image

Ndotja e ajrit vazhdon të jetë prezente në shumë pjesë të Kosovës. Kjo ndotje nuk kufizohet vetëm nga zjarret apo përdorimi i makinave të vjetra.

Në komunën e Drenasit kësaj ndotjeje po i bashkangjitet edhe gurëthyesi që gjendet në fshatin Çikatovë e Vjetër.

Në një video të dërguar në adresë të Gazetës Sinjali nga një sinjalizues shihet pluhuri i madh që po shkakton kjo gurëthyese në këtë fshat.

Në këtë video gjithshtu shihet se pluhuri ka mbuluar një hapësirë të madhe prej nga ku nuk mund të shohësh asgjë.

/Gazeta Sinjali/