image Guardiola e Klopp flasin për lëndimet e yjeve: Haaland, Luis Diaz…!

Futboll

Guardiola e Klopp flasin për lëndimet e yjeve: Haaland, Luis Diaz…!

news image

Një ditë para derbit të madh të futbollit anglez mes Manchester Cityt e Liverpoolit, Guardiola e Klopp kanë sjellur përditësimet e fundit për lëndimet në skuadrat e tyre. Pep ka folur për situatën e Haaland.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë pas seancës së sotme. Jemi ende në pritje dhe nuk kemi saktësisht informacionet e duhura. E di që Phoden do të jetë 2-3 jashtë fushave” ka thënë Guardiola.

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Luis Diaz është rikthyer në skuadër por nuk ka asnjë shans që të luaj ndaj Cityt.

“Luis është rikthyer tek ne. Ai është djalë super energjik dhe është mirë që e kemi. Por duhet të jemi të durueshëm. Nuk ka asnjë shans që ai të luaj nesër në derbi” ka thënë Klopp.

/GazetaSinjali/