image Gruaja tenton t`i jap fund jetës në Prizren, shpëtohet nga një dëshmitar

Kosovë

Siguri/ Gruaja tenton t`i jap fund jetës në Prizren, shpëtohet nga një dëshmitar

news image

Një grua e moshës 54 vjeçare ka tentuar t`i jap fund jetës së saj në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur sot në orën 08:00 në rrugën “Beteja e Llapushnikut”, mëson Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

E dyshuara. emër i njohur për redaksinë ka tentuar të kërcej nga dritarja e katit të pestë të ndërtesës, teska është parë nga një dëshmitar i cili e ka lajmëruar menjëherë rastin në polici.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti patrullues i policisë, hetusit policorë dhe ekipi mjekësor i emergjencës, të cilët kanë arritur ta largojnë të dyshuarën dhe ta shpëtojnë nga më e keqja.

Pas trajtimit shëndetësor,  e dyshuara është liruar për në shtëpi.

Motivet e kësaj tentim vetëvrasje ende janë  të panjohura, ndërkohë që hetimet për rastin po vazhdojnë. /Gazeta Sinjali/