image Gruaja që tentoi tentoi t'i jap fund jetës duke u djegur, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Siguri

Gruaja që tentoi tentoi t’i jap fund jetës duke u djegur, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

news image

Foto ilustruese


Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Gjakovë ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, për motive ende të panjohura. Rasti ka tronditur familjen dhe dëshmitarët, kur e kuptuan se ajo ia kishte vënë flakën vetes, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi”, ndërsa zjarri është arritur të shuhet nga fqinjët e saj.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka thënë se 73-vjeçarja është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

“Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast ‘Tentim vetëvrasje’”, ka thënë Elezaj.

/GazetaSinjali/