image Gruaja që iu bë nënë 15 fëmijëve

Sociale

Gruaja që iu bë nënë 15 fëmijëve

news image

Sadete Hajrizi e shkolluar për mjekësi, është një “SOS-nënë” që ua kushtojë afër 18 vjet të jetës së saj fëmijëve pa përkujdesje prindërore.

Tani ajo jeton në Prishtinë me pesë fëmijë nga mosha 5 deri në 14 vjeç, që i konsideron familje.

Në moshën 40 vjeçare ajo vendosi të bëhet “SOS-nënë” për t’i rritur fëmijët që kanë mbetur pa përkujdesje prindërore.

Edhe pse nuk ka fëmijë të saj biologjik ajo thotë për REL se, i janë plotësuar të gjitha ëndrrat.

 “Unë fëmijë nuk kam, s’kam qenë e martuar, por nuk ndiej asgjë që nuk kam qenë e martuar. Më janë plotësuar të gjitha ato ëndrrat që i kam pasur”, thotë ajo.

Gjatë angazhimit, Sadetes i ka rënë të kujdeset për 15 fëmijë dhe 10 nga ta tashmë janë pavarësuar ose ribashkuar me familjet e tyre.

/GazetaSinjali/