image Gruaja e vrasësit të kryeministrit izraelit krijon parti politike

Botë

Botë/ Gruaja e vrasësit të kryeministrit izraelit krijon parti politike

news image

Guela Amir gruaja e Jigal Amir, i cili vrau kryeministrin e Izraelit, Jicak Rabin, 24 vjet më parë, ka shpallur zyrtarisht një parti të re politike përpara zgjedhjeve parlamentare të 2 marsit.

Partia është quajtur “Gjykimi i drejtë” (Mishpat Cedek), kështu duke bërë thirrje për rigjykim të burrit të saj dhe siç u shpreh ajo, “për të gjithë njerëzit e pafajshëm duke u arrestuar padrejtësisht”.

Po ashtu, nëna e vrasësit, Geula Amir, është e gjashta nga tetë kandidatët në listën e asaj partie të re.

Amir, 49-vjeç, po vuan një dënim të përjetshëm për vrasjen e Rabin. Ai u filmua duke ngritur një armë në drejtim të Rabin pas tubimit të paqes në Tel Aviv.

Kishte shumë teori që thanë se Amir nuk ishte vrasësi. Përpjekjet e mëparshme për të liruar Amir bazuar në teori të tilla kanë dështuar.

Të dy gjykatat që e dënuan dhe komisioni i ngritur për të hetuar serinë e ngjarjeve që çuan në vrasje, kundërshtuan teoritë e komplotit dhe dolën në përfundim që Amir ishte fajtor për vrasje.

Alyssa Trimbobler-Amir, gruaja e Amir e cila ka bërë fushata të gjata për lirimin e tij tha se “vetëm ne mund ta bëjmë këtë, jo politikanët, ata nuk u interesojnë”./Gazeta Sinjali/